Rritja e prodhimit industrial prej 12,1 për qind në qershor të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të pagës mesatare të shënuar në maj tregojnë se politikat ekonomike të Qeverisë janë të mira dhe se japin rezultate në afat të gjatë, porositi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

“Ekonomia matet me numra, e jo me politizim. Rritja ekonomike në qershor prej 12,1 për qind është rritje maksimale e shënuar kohëve të fundit. Kjo tregon se masat që i bën Qeveria janë të mira dhe në afat të gjatë, ndërsa konfirmim është edhe rritja e industrisë prej pesë për qind për gjashtë muajt e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si dhe rritja prej 7,1 për qind të pagës mesatare në maj, që tani është 24.500 denarë”, tha Angjushev dhe shtoi se në periudhën nga janari e deri në maj të vitit 2008 ka rritje edhe në eksport për 14,1 për qind.

Nevojitet, shtoi, durim i vogël i qytetarëve dhe numrat do të vijnë vetvetiu.

I pyetur nëse pret të realizohet përqindja e planifikuar e investimeve kapitale, Angjushev tha se në gjashtë muajt e parë ka ngecje të vogël në realizim, por shtoi se është optimist dhe konsideron se deri në fund të vitit do të realizohen 90 për qind të investimeve të planifikuara.

“Ngecja e vogël ka të bëjë në atë që nevojitet projektet të vendosen në nivel teknik normal që të mos na ndodhin anekse të panevojshme”, tha Angjushev dhe shtoi se realizimi i investimeve kapitale te kompanitë shtetërore MEPSO, ELEM, NP për Rrugë Shtetërore është shumë më i lartë.

Angjushev nuk pret që referendumi dukshëm të ndikojë në realizimin e investimeve kapitale, sepse, siç tha, është paraparë t’i kushtojë shtetit rreth 3,5 milionë euro, ndërsa kjo është më pak se një për qind nga të planifikuarat 400 milionë euro për investime kapitale.

“Të gjitha ngjarjet politike, por edhe referendumi negativisht ndikojnë në ekonomi, por vlerësoj se nuk do të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në rritjen ekonomike të shtetit”, tha Angjushev.

Theksoi se referendumi organizohet me qëllim që Maqedonia të lëvizë drejt integrimeve euroatlantike, ndërsa pikërisht kjo, siç tha, do të thotë edhe investime më të mëdha në vend dhe rritja ekonomike e shtetit dhe bazohet në përvojën e të gjitha shteteve të cilat janë bashkëngjitur drejt BE-së dhe NATO-s.