Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev u bëri thirrje bashkëpronarëve të firmave të tij ta rishqyrtojnë vendimin për aplikim të masave të Planit për rritje ekonomike dhe të tërhiqen.

“Plani për rritje ekonomike është model ndaj të cilit themelohet politika ekonomike qeveritare për rritje dhe zhvillim të kompanive të cilave u sigurohen kushte të barabarta dhe trajtim i drejtë për të gjithë. Nuk guxojmë të lejojmë të hidhet çfarëdo lloj njolle në tërë procesin i cili të paktën është i pastër si kristali, kritere transparente, qartë me kushte të definuara dhe shans të drejtë për të gjithë të cilët i plotësojnë, ato janë parimet mbi të cilat e ndërtuam programin për rritje ekonomike. Unë jam thellë i bindur se ekonomia e ndërtuar me përkrahje të kompanive të cilat zhvillohen është ekonomi e suksesshme e cila ofron paga më të larta dhe standard më të mirë jetësor për qytetarët”, deklaroi Angjushev për MIA-n.

Ai theksoi se pjesërisht është pronar i shumë firmave në Republikën e Maqedonisë të cilat kanë mbi 1.000 të punësuar.
“Të gjitha kompanitë në të cilat kam pjesë personale në mënyrë të pavarur rriten, zhvillohen dhe eksportojnë prodhime të ngjashme në tregjet e BE-së dhe SHBA-së me çka shumë herë kontribuojnë në BPV-në e tërësishme të vendit.

Gjithë kjo është paraqitur në mënyrë të rregullt në listën anketuese. Sipas ligjit, prejse e fillova funksionin e zëvendëskryeministrit e respektoja në tërësi u tërhoqa nga funksionet udhëheqëse në kompanitë dhe siç premtova e shita EDS-në”, thotë Angjushev dhe u bën thirrje institucioneve atë ta kontrollojnë.

Firmat, thekson, zhvillohen sipas kushteve të tregut dhe duhet të kenë trajtim korrekt.
“Unë nuk mundem të jem pengesë dhe ta pengoj atë dhe të ndikoj mbi vendimet që i sjellin pronarët dominues. Nuk shoh arsye pse të punësuarit në kompanitë në të cilat kam pjesë, për shkak të funksionit tim të diskriminohen. Megjithatë për shkak të erozionit të ndodhur të vlerave dhe perceptimit shtrembërues e cila është akumuluar në 10 vitet e fundit në kushte të menaxhimit jotransparent dhe qeverisjes opinioni është i kuptueshëm. Me vështrim të asaj u bëra thirrje kolegëve të mi bashkëpronarë ta rishikojnë vendimin për aplikim të masave të Planit për rritje ekonomike dhe të tërhiqen”, potencon Angjushev.
Sipas tij, fakt që menaxhimi i Kastinvestit e shpëtoi shkritoren e vetme nga falimentimi dhe e ristartoi prodhimtarinë dhe punësoi 100 njerëz, e bën optimist se do të gjejnë mënyrë ta realizojnë projektin të pavarur.