Angjushev: Kompanitë t’i shfrytëzojnë mundësitë që i ofron Ligji për energjetikë

Kompanitë energjetike të Maqedonisë duhet t’i njohin mundësitë që i ofron Ligji për energjetikë, me qëllim që të bëhen më konkurruese në rajon, të bëjnë transicione interne dhe të brendshme në punën e tyre që të adaptohen në botën e re energjetike dhe në transicionin e ri energjetik.

Marketing

Këtë e porositi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev në fjalimin e tij në hapjen e konferencës ndërkombëtare “Energjetika 2018” që nga sot e deri më 6 tetor po mbahet në Ohër në organizim të Shoqatës së Ekspertëve Energjetikë të Maqedonisë dhe të Asociacionit Energjetik të Maqedonisë.

“Energjetika si qarkullim i industrisë është thelbi i cili duhet të planifikohet në mënyrë afatgjatë. Për fat të keq kjo fushë shumë vite ishte lënë pas dore në Republikën e Maqedonisë dhe vlerësoj se duhet t’i jepet kujdes i nevojshëm, sepse nëse për energjetikën nuk keni plan për 10, 20, 30 vitet e ardhshme sa parashikon strategjia energjetike në këtë mënyrë nuk keni kurrfarë plani. Energjetika nuk planifikohet prej sot për nesër, as për sivjet për vitin e ardhshëm. Duhet të planifikohet në afat më të gjatë, nëse dëshironi ta keni si të qëndrueshme dhe serioze në një shtet”, theksoi Angjushev.

Energjetika, theksoi ai, do të zhvillohet në drejtim të bursave rajonale për energji elektrike, infrastrukturë në rrjetet gazsjellëse dhe botën globale të industrisë së naftës. Zëvendëskryeministri Angjushev pret që deri në fund të vitit të përgatitet edhe ligji për efikasitet energjetik, kur do të vendoset në debat publik, duke u refuzuar të gjithë të marrin pjesë dhe të japin kontribut të veti në formulimin e plotë të zgjidhjes ligjore.

Në hapjen e konferencës, ku marrin pjesë mbi 70 ekspertë dghe persona profesional, fjalime të tyre mes tjerash kanë pasur edhe drejtorët e përgjithshëm të MEPSO dhe ELEM Sasho Vasilevski dhe Dragan Minovski.

Shkenca, siç theksoi drejtori i MEPSO-s, duhet ta trasojë rrugën e energjetikës, duke theksuar se e mbështet felën profesionale në punën për të mirën e shtetit përmes inovacioneve dhe përmirësimit të efikasitetit në punën që dobi do të ke kenë të gjithë.

ELEM-i, sipas drejtorit Minoski, e mbështet shkëmbimin e ideve dhe mendimeve në mjedisin e punës si një ndër shtytësit kryesor të çdo organizimi, derisa, ndërkaq, shkëmbimi i mendimeve, ideve dhe diskutimeve të këtij lloji të tubimeve është një mundësi për zhvillim të të gjithë sektorit dhe progresit të të gjitha subjekteve të cilat janë përfshirë në konferencë.

Marketing