Referendumi për emrin do të mbahet në afatin e paraparë ligjor, ka thënë sot zv/kryeministri Koço Angjushev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

“Ajo që është e sigurt është se ajo do të jetë në afatin ligjor, ashtu siç është projektuar. Nuk mund të përgjigjem konkretisht deri ku është dhe cilat janë përgatitjet. Atë që mund t’ua garantoj që është edhe në frymën në kuadër të Qeverisë, është se ajo që është projektuar do të realizohet”, ka thënë Angjushev.