Informacionet që po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen nga funksioni i zëvendëskryeministrit për t’iu përkushtuar kompanive të cilat kapitali i tyre më përket mua, ka të bëjë me vitin 2018, flas për vitin 2019 dhe këtë do të mund ta shihni në llogaritë përfundimtare të vitit 2020, sqaroi zëvendëskryeministri, Koço Angjushev.

Ai theksoi se arsyeja e dorëheqjes nga mandati nuk është vetëm ngecja e biznesit të tij, por edhe mosprezenca në kompanitë, gjë që rezulton me rezultate të këqija në biznesin personal.

“Mora përsipër një mandat të ndihmoj me aq sa kam mundësi. Mendoj se atë e bëra në një farë mënyre sepse vlerësova se është e përshtatshme, megjithatë ekziston një hendek midis asaj që perceptohet si ndikim dhe një konflikt të mundshëm interesi dhe nga ana tjetër kemi diçka që është e vërtetë dhe atë do ta shohim të gjithë në shkurt të vitit 2020”,- tha zëvendësministri për çështjet ekonomike, Koço Angjushev.

Angjushev tha se është mirë që të kontribuosh dhe të pranohet ajo që bën, por kur lindin dyshime për konflikt interesi atëherë vihet në dilemë dhe kontributi dhe zgjidhja e vetme është tërheqja nga çdolloj posti.

evn