Angjushev: Zonat kanë bërë hap të madh në zhvillimin e ekonomisë sonë

Bashkëpunimi i pamjaftueshëm i investuesve të huaj me kompanitë vendore dhe mungesa e kuadrit të kualifikuar mbesin sfida kryesore për zhvillim të zonave tekniko-industriale në vend, tha zëvendëskryeministri Koço Angjushev para fillimit të Samitit të sotëm evropian të zonave të lira që po mbahet në Shkup.

Marketing

Zonat, sipas Angjushevit, kanë bërë hap të madh në zhvillimin e industrisë sonë, por ka edhe shumë hapësirë të punohet në këtë fushë.

“Si ekonomia të nxitet më shumë nga investuesit e huaj dhe bashkëpunimi me kompanitë vendore të jetë më i madh, por dhe si të tërheqim kompani që sjellin zhvillim më të lartë teknologjik, japin paga më të mëdha dhe punësojnë kuadër me kualifikim të lartë, është sfida kryesore. Hapësirë për progres ka në pjesën e kompanive të fokusuara në prodhime të gatshme që vendosin nga kush do të blejnë komponentë. Edhe këtu firmat tona duhet ta shfrytëzojnë mundësinë, Por, pengesë ka tek ata të cilat janë në mes të zinxhirit të furnizimit, ndërsa vendosin të bëjnë ndonjë ndryshim në programin, dhe duhet të kërkojnë leje nga shfrytëzuesi përfundimtar”, theksoi zëvendëskryeministri.

Ai konsideron se me lëvizjen e industrisë, që, siç tha është evidente dhe me trendet pozitive në ndërtimtari, bujqësi dhe tregti, mund të pritet që rritja e BPV-së në mënyrë të konsiderueshme të jetë mbi të planifikuarën.

Lidhur me mungesën e kuadrit me kualifikim të lartë, Angjushev përkujtoi se sivjet Qeveria ka ndarë mbi 20 milionë euro të dedikuara për rikualifikim të personave të papunë.

“Struktura e të papunëve te ne për momentin nuk lejon që ata menjëherë të përfshihen në industri për shkak se është i domosdoshëm procesi i rikualifikimit”, nënvizoi Angjushev.

U përqendrua edhe në volitshmëritë që i ofron vendi për të huajt, por edhe për investuesit vendorë, duke potencuar se tani kushtet janë barazuar.

“Zonat industriale kanë bërë hap të madh në zhvillimin e industrisë dhe për këtë Qeveria vendosi t’i mbështesë, por në mënyrë tjetër, transparente. Me ligj ofroi kushte të njëjta për investuesit vendor dhe të huaj”, theksoi Angjushev.

Në fjalimin para të pranishmëve kryetari i Organizatës Botërore të Zonave të Lira Mohamed Al Zaroni, e lavdëroi Drejtorinë e Zonave Zhvillimore Tregtare Industriale në vend. Tha se ofron procedura maksimalisht më të thjeshta administrative që është kryesore për investuesit dhe e kualifikoi si shembull të shkëlqyer për vizion dhe efikasitet.

Drejtoria e ZZHTI në Shkup është shembull për efikasitet dhe me këtë ky institucion e bën vendin shumë më atraktiv si destinacion për investim që gjithsesi do të thotë përparësi e madhe, theksoi Al Zaroni.

Në vend tani për tani ka megjithatë 15 zona të lira prej të cilave tetë janë me efikasitet të plotë. Vetëm vitin e kaluar 19 kompani kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtim të fabrikave dhe prej tyre, siç tha zëvendëskryeministri Angjushev, tashmë i realizojnë planet e tyre për investime.

Në Samiti evropian të zonave të lira në Shkup marrin pjesë përfaqësues nga më shumë vende, ndërsa temat në të cilat në panel diskutimet e ardhshme do të bëhet fjalë janë ndihma shtetërore për investuesit, tregtia e paligjshme dhe ndikimi i saj mbi zonat,…Para fillimit zyrtar ishte prezantuar edhe video për zhvillimin e zonave të lira në vend gjatë 20 viteve të kaluara.

Marketing