Angli – Kosovë, shiten të gjitha biletat e ‘Dardanëve’

Sot në orën 12:00 sipas kohës lokale në Londër, filloi shitja online e biletave për ndeshjen Angli – Kosovë.

Marketing

Interesimi i jashtëzakonshëm i ‘Dardanëve’ ka detyruar Federatën e Futbollit të Anglisë ta mbyll shpejt procesin e shitjes së tyre.

Kjo pasi pak më shumë se një orë, të gjitha biletat e rezervuara për tifozët e Kosovës janë shitur, raporton lajmi.net.

Siç merret vesh, kosovarët kishin në dispozicion rreth 1,600 bileta.

Ndeshja Angli – Kosova, do të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium“ në Southampton, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE

Marketing