Anglia “mbretëron” në Wembley, Sterling “shtyp” Kroacinë

Kombëtarja e Anglisë e ka nisur me fitore aventurën në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, duke mposhtur Kombëtaren e Kroacisë.

Marketing

“Tre Luanët” shënuan fitore të ngushtë me rezultat minimal 1 – 0.

Qysh nga minuta e parë, Anglia kërkoi me ngulm golin duke dominuar në të gjitha aspektet në pjesën e parë.

Anglezët kishin disa raste, por asnjë nuk ia dolën t’i konkretizojnë, kësisoj 45-minutëshi i parë u mbyll ashtu siç nisi.

Ishte Raheem Sterling që gjeti golin pas asistimit të bukur nga talenti Kevin Phillips (57′).

Phillips e gjeti Sterling në mënyrën më të mirë, kështu që ky i fundit lehtësisht realizoi në portën e kundërshtarit.

Në minutat e mbetur, Kroacia provoi disa herë, por assesi nuk ia dolën, andaj epilogu përfundimtar mbeti 1 – 0.

Me këtë fitore, Anglia merr kreun me tri pikë, derisa Kroacia renditët në fund pa pikë.

Marketing