Anglia rrezikon të përjashtohet nga kualifikimet e Kupës së Botës

Britania e Madhe ka vendosur kushte të rënda për të gjithë ata që hyjnë në ishull nga një shtet tjetër.

Marketing

Secili që viziton Britaninë e Madhe nga 33 shtetet e “zonës së kuqe” do të duhet të karantinohet për të paktën dhjetë ditë.

Kështu rrezikon shumë që Kombëtarja Angleze të përjashtohet nga kualifikimet e Kupës së Botës.

Skuadrat mysafire si Shqipëria, Polonia dhe San Marino mund të mos e pranojnë këto kushte dhe ndeshjet mos të zhvillohen fare.

Federata Angleze e Futbollit dhe qeveria britanike duhet të gjejnë një mënyrë të sigurt për të kaluar nga kjo situatë.