Anglia zvogëlon fondet për biblioteka dhe muze, mbyllen qindra sosh

Rreth 400 milionë funte më pak janë ndarë për biblioteka, muze dhe galeri të artit në Angli gjatë tetë vjetëve të fundit, duke shkaktuar mbylljen e qindra qendrave të këtilla të arsimit dhe kulturës.

Marketing

Udhëheqësit e këshillave rajonalë, të cilët kryesisht udhëhiqen nga konservatorët, kanë thënë se zvogëlimi i fondeve për bibliotekat, muzetë dhe galeritë e artit është bërë me qëllim që të sigurohen mjete të mjaftueshme financiare për kujdesin ndaj të moshuarve dhe grupeve tjera të ndjeshme të shoqërisë.

Këshilli i rajonit të Esexxit po planifikon t’i mbyllë dy të tretat e 74 bibliotekave, ndërsa Këshilli i qytetit të Birminghamit po planifikon t’i pakësojë grantet për organizatat kulturore për gati pesëdhjetë për qind. Liderët e këshillave rajonalë kanë paralajmëruar se ata do të jenë të detyruar të mbyllim edhe më shumë qendra kulturore në rast se qeveria qendrore nuk u jep më shumë fonde për shërbimet e përkujdesit ndaj njerëzve nevojtarë.

Sipas të dhënave zyrtare, shpenzimet e autoriteteve lokale për bibliotekat, galeritë dhe muzetë nga viti 2011 janë zvogëluar për më shumë se 390 milionë funte. Sipas analizës së bërë nga Rrjeti i Këshillave Lokalë, zvogëlimin më të madh e kanë pësuar libraritë në mbarë vendin. Në anën tjetër, shoqëria civile ka organizuar disa fushata dhe peticione kundër pakësimit të fondeve për kulturën, shkruan “Independent”,

Marketing