Anija me futbollistë përmbyset në liqen, 8 të vdekur dhe shumë të zhdukur

Tetë trupa janë gjetur dhe shumë pasagjerë janë zhdukur pasi një anije që mbante anëtarë të futbollit të një klubi lokal është përmbysur në Liqenin Albert në Ugandë.

Marketing

Sipas autoriteteve, peshkatarët dhe një forcë e njësisë detare kanë shpëtuar më shumë se 30 vetë nga skena e aksidentit të së dielës.

Shkak i përmbysjes së varkës u bë një stuhi e cila filloi vetëm pak minuta pasi varka u largua nga doku në rrethin e Hoima, në Ugandën Perëndimore.

Autoritetet thanë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi pasagjerët nuk mbanin xhaketa shpëtimi.

Marketing