Anija shqiptare ‘Butrinti’ ka shpëtuar një gomone me 41 emigrantë në detin e Egje.

Ministria e Mbrojtjes thotë se emigrantët ishin nisur nga brigjet e Çeshmes në Turqi me destinacion në ishullin Kios në Greqi.

Emigrantët që u shpëtuan nga anija ‘Butrinti’, u transferuan më pas në anijen e FRONTEX.

Në gomonen që rrezikonte mbytjen, mes 41 emigrantëve ishin 10 fëmijë dhe 7 gra, dy prej të cilave shtatzënë.
Anija “Butrinti” patrullon në detin Egje në kuadër të operacionit të NATO-s.