Anija shqiptare shpëton 50 emigrantë

Një anije shqiptare e Forcës Detare me mision në Detin Egje ka shpëtuar mbrëmjen e së martës një gomone me 50 emigrantë.

Marketing

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Anija “Butrinti”, shpëtoi 40 burra dhe 10 gra gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit. Gomonia me emigrantë mësohet se ishte nisur nga Çeshme e Turqisë drejt ishullit të Chiosit në Greqi.

Pas njoftimit të rojës bregdetare turke, greke dhe Forontex, emigrantet janë marrë nga autoritetet turke dhe kanë vijuar lundrimin drejt portit të Çeshmes.

Marketing