Anketë: Ahmeti më i besueshëm te shqiptarët ndërsa Zaevi te maqedonasit!

Instituti amerikan NDI (Instituti Nacional Demokratik) dhe TIM Instituti kanë zhvilluar një anketë për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut duke pasur në fokus edhe rejtingun e partive politike.

Marketing

LSDM-ja udhëheq me 3,3 për qind para VMRO-DPMNE-së, tregojnë rezultatet nga sondazhi i Institutit demokratik kombëtar, i cili është zbatuar në periudhën para se të anulohen zgjedhjet.

Në pyetjen për kë do të votojnë nëse mbahen zgjedhjet sot, 22,9 për qind e të anketuarve janë përcaktuar për LSDM-në, ndërsa 19,6 për qind janë deklaruar për partinë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE. BDI-ja ka marrë mbështetje prej 7,2 për qind, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët kam 5,8 për qind, ndërsa për Lëvizjen BESA janë përcaktuar 1,7 për qind të të anketuarve. Përqindje të njëjtë prej 1,7 mori edhe e Majta.

Dyzetë e tre për qind e të anketuarve janë deklaruar se LSDM-ja duhet ta përfundojë atë që e ka filluar, ndërsa 47 për qind e qytetarëve mendojnë se VMRO-DPMNE-ja nuk meriton të fitojë në zgjedhje,

Sondazhi është zbatuar në shkurt/mars të vitit 2020 para paraqitjes së pandemisë së Kovid-19, para finalizimit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO më 19 mars dhe para vendimit të 24 marsit për fillimin e negociatave me BE-në, nga 1.212 të anketuar, ndërsa margjina e gabimit është +/- 2.81 për qind.

Tetëdhjetë e dy përqind e të anketuarve kanë dhënë mbështetje për hyrjen e vendit në Union, tre prej dhjetë të anketuarve e kanë mbështetur Marrëveshjen e Prespës, ndërsa 58 për qind janë pajtuar se Marrëveshja ishte e nevojshme për lëvizjen e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë së veriut.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kërkojnë nga Qeveria ta çrrënjosë korrupsionin dhe t’i adresojë sfidat ekonomike”, deklaroi Robert Benxhamin, drejtor rajonal i IKD-së për Evropën Qendrore dhe Lindore.

Nga institucionet, mbështete më të madhe ka marrë presidenti i shtetit – 35 për qind, ndërsa besim më të vogël qytetarët kanë në sistemin gjyqësor – 12 për qind.

Marketing