Anketë e Detektorit: Çdo i pesti punëtor në shtet ka qenë viktimë e mobingut

Çdo i pesti punëtor në shtet ka qenë viktimë e mobingut në vendin e punës, tregon hulumtimi më i ri i mendimit publik që në emisionin Detektor e ka realizuar Instituti për hulumtime politike (IHP) – Shkup.

Marketing

Sipas hulumtimit, 21.5 për qind e të anketuarve thonë se ose ata, ose ndonjë i afërm ka qenë viktimë e mobingut nga ana e mbikëqyrësit në vendin e punës, derisa 71.8 për qind nuk kanë pasur problem të tillë. Në përgjithësi, qytetarët konsiderojnë se kushtet në vendin e tyre të punës janë të sigurta për shëndetin e tyre dhe jetën. Këtë qëndrim e ndajnë 44.3 për qind e të anketuarve, të pasigurt në vendin e tyre ndjehen vetëm 10 për qind e qytetarëve. Nëntëmbëdhjetë për qind janë përgjigjur se nuk janë të punësuar, ndërsa 20.1 për qind se janë në pension.

Sipas qytetarëve, profesion më të rrezikuar kanë minatorët. Ndërkohë, katër dhjetë e katër për qind e të anketuarve thonë se njohin dikë që është sëmurë ose lënduar në vendin e punës, derisa 47. 6 për qind e thonë të kundërtën. Vetëm 22.4 për qind e qytetarëve konsiderojnë se ata të cilët lëndohen në vendin e punës marrin dëmshpërblim adekuat, derisa 49 për qind janë në qëndrimin se personat që lëndohen në vendin e punës nuk marrin dëmshpërblimin adekuat.

Në anketën 58.5 për qind kanë thënë se nuk e dinë ku të drejtohen nëse shkelen të drejtat e tyre gjatë punës, derisa 27.8 për qind thonë se e dinë se çka duhet bërë në atë situatë.

Madje, nga në anketuarit 43.9 për qind mendojnë se me hyrjen e Maqedonisë në BE më lehtë do të tejkalohen problemi me standardet për mbrojtjen gjatë punës, derisa 12.9 për qind mendojnë se ajo do të shkojë më vështirë. Për 26.7 për qind e të anketuarve anëtarësimi në BE nuk do të bëjë ndonjë dallim.

Ndryshe, anketa është zhvilluar me 1.105 të anketuar në periudhën prej 8 deri 11 janar në margjinat e gabimit prej plus- minus 3 për qind.