Instituti për hulumtime politike në Shkup (IPIS), ka zhvilluar një anketë me qytetarët lidhur me referendumin e 30 shtatorit ku do të prononcohen me Pro ose Kundër Marrëveshjes me Greqinë

Sipas rezultateve të anketës, 43.2 për qind nga qytetarët do të votonin “Pro” ndryshimit të emrit, 22 për qind “Kundër”, ndërsa 22.7 për qind të anketuarve ka thënë se do të bojkotojnë referendumin. Ndërsa 12 për qind kanë theksuar se nuk dinë se si do të votojnë.

Anketa është zbatuar prej 6 deri më 10 gusht me 1110 qytetarë. Nga të anketuarit që kanë thënë se do të votojnë “Pro”, 32.4 për qind kanë qenë maqedonas, ndërsa 80.4 përqind shqiptar.

Numri i maqedonasve që kanë theksuar se do të votonin “Kundër” është 26.2 për qind, ndërsa 27.8 për qind janë shprehur se do të bojkotojnë.

Nga të anketuarit shqiptar 10.1 për qind janë përgjigjur se do të votojnë “Kundër”, ndërsa 1.9 për qind janë deklaruar se do të bojkotojnë.