Ankohej për dhimbje në nofull, fëmijës shtatëvjeçar i nxorën 526 dhëmbë të vegjël (Foto)

Ravindranath quhet fëmija shtatëvjeçar nga Chennai i Indisë, të cilit i janë nxjerrë nga mjekët 526 dhëmbë të vegjël, apo formësime me të njëjtën përbërje.

Marketing

Gjatë operimit që zgjati rreth pesë orë, atij ia larguan të gjitha pjesët nga nofulla e poshtme, po ishte ankuar se kishte dhimbje dhe i ishte ënjtur, transmeton Telegrafi. “Kemi vërejtur një zhvillim të pazakontë në gojën e tij, që besohet të ketë shkaktuar rritjen e gjithë këtyre dhëmbëve. Aplikuan shumë anestezion, në mënyrë që të mos ndjente asnjë dhimbje” ka thënë specialisti, që ishte në krye të operimit të vështirë.

Të krijuarit e këtyre dhëmbëve të tepërt, nuk është e panjohur për mjeksinë dentare, mirëpo te ky fëmijë ishte krijuar një numër shumë i madh i tyre.

Madhësia e këtyre formësimeve, ishte nga një deri në 15 milimetra, ndërsa raportohet se largimi është kryer me shumë sukses.