Ankth në Greqi, tjetër tërmet pranë Athinës

Ankth në Greqi, tjetër tërmet pranë AthinësAlsat2019-08-01T18:52:44+02:00

Marketing

Tërmetet vijojnë të shkaktojnë panik të madh në vendin fqinj, Greqi. Një tjetër lëkundje është shënuar këtë pasdite me madhësi 3.5 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti është shënuar në orën 16:31, në qendër afër Magoula Attica, sipas një studimi paraprak nga Instituti Gjeodezik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Fokusi i dridhjes është vendosur 5 km në veri të Magoula ose 23 km në veri-perëndim të Athinës dhe thellësia fokale e tij në 9.6 km. Nuk ka raportime për lëndime apo dëme.

Kujtojmë, që ditët e fundit tërmetet kanë qenë të shumta në disa zona të Greqisë, të cilët kanë rënë deri në 5.3 ballë, duke krijuar jo pak panik.