‘Anna’ e Norës dhe Gjikos, këngë e inspiruar nga dikush tjetër!

Ka dy ditë që është publikuar, por kënga ‘Anna’ mori pëlqimin e shumë fansave të Norës dhe Gjikos.
‘Anna’ këngë kjo me një ritëm të veçantë, fletë për një femër e cila përgjërohet tek femra tjetër që të mos i marrë të dashurin.

Marketing

Por kushdo që pak ka dëgjuar muzikë më parë, e di që kjo këngë ngjason totalisht me hitin shumëvjeçar ‘Jolene’ të Dolly Parton.

Sigurisht se kjo këngë do të mund të ishte inspirim për çdo artist, pse jo edhe për Norën.
Gjiko dhe Nora sollën këtë bashkëpunim në prag të festave të fundvitit, përderisa nuk dihet nëse kjo mbetet kënga e fundit për 2019-ën.

Marketing