Anti-korrupsioni miratoi strategji 5 vjeçare, forcohet lufta kundër korrupsionit

????????????????????????????????????

Ndikimet politike, mungesa e integritetit personal dhe institucional, lëshime në rregullativën ligjore dhe transparenca e dobët, janë faktorët më të rrezikshëm që KSHPK i theksoi në Strategjinë nacionale 5 vjeçare.

Marketing

Strategjia i përfshin të gjitha sferat e shoqërisë. Komisioni do të kërkojë përforcim të integritetit në sektorët publikë dhe ulje të korrupsionit në furnizimet publike, përforcim të integritetit në gjyqësor, të kapacitetit të inspektoratit shtetëror të arsimit, qendrave për menaxhim me mbeturinat etj. Kryetarja Biljana Ivanovska Strategjinë ia dha kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi duke u shpreh optimiste se Kuvendi do ta votojë.

“Faktorët më të rrezikshëm janë ndikimi politik, mungesa e integritetit personal dhe institucional, transparenca e dobët, mungesa e ndëshkimit por patjetër të mos harrojmë se ka lëshime brenda rregullativës ligjore. Vetë strategjia është përpiluar sipas vizionit për shoqëri të bazuar në vlerat më të larta etike dhe në bazë të integritetit që të gjithë qytetarëve duhet t’u sigurojë qasje të barabartë deri tek institucionet e përgjegjshme dhe transparente dhe respektim të të drejtave të njeriut dhe lirisë”, deklaroi Biljana Ivanovska, Kryetare e KSHPK-së.

Marketing