Antikorrupcioni të veprojë në mënyrë proaktive, ta shfrytëzojë KP për nisma për përndjekje penale

Vendi shënon rënie të vazhdueshme në listën e Transparensi interneshënël lidhur me perceptimin e korrupsionit, ndërsa me siguri edhe në praktikë. Në përgjithësi Komisioni antikorruptues duhet të orientohet në katër drejtime në veprim edhe atë Ligji për parandalim të korrupsionit dhe përplasja e interesave, jo vetëm në mënyrë parandaluese, por edhe nga aspekti i hetimeve në pjesën e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore dhe hetimeve të gjendjes pronësore. KSHPK të veprojë në mënyrë proaktive dhe ta shfrytëzojë Kodin ekzistues zgjedhor lidhur me inicimin e përndjekjes penale.

Marketing

Këto janë pjesë të rekomandimeve nga pjesëmarrësit në mbledhjen e sotme eksperte men temë “Roli i Komisioni të sapozgjedhur shtetëror për parandalim të korrupsionit” në organizim të Fondacionit “Konrad Adenauer – Programi për sundimin e drejtësisë në EJL dhe Instituti për hulumtime shoqërore MK-91. Lufta kundër korrupsionit nuk është punë e lehtë, theksoi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK), por përvojat tregojnë se me parandalim sistemor dhe luftë të orientuar shoqërore, mund të arrijmë sukses afatgjatë.

Duke informuar për kompetencat e reja të zgjeruara, progresi i deritanishëm, por edhe sfidat me të cilat përballet Komisioni, ajo mes tjerash potencoi se për punë efikase KSHPK do të ketë qasje të drejtpërdrejtë elektronike për shfrytëzimin e bazave të të dhënave të 17 institucioneve, bankave dhe institucione tjera financiare.

KSHPK deri më tani ka ngritur dy nisma për përndjekje penale, ndërsa njëra është për ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski, për punësimin e nipit të tij.

Sfida më e madhe e KSHPK, theksoi kryetarja Ivanovska është që të ndërtojë integritet institucional, kthim i besimit opinionit, mediave, OJQ-ve dhe qytetarëve.

Vladimir Georgiev, anëtar i KSHPK, konsideron se Komisioni krahas asaj që duhet t’i detektojë gjendjet në segmente të caktuara, duhet edhe të veprojë në mënyrë proaktive.

Për profesorin Nikolla Tupançevski nga Fakulteti Juridik në Shkup dhe ish-përfaqësues nacional i GREKO-s, fillimi ambicioz i përbërjes së re të KSHPK duhet të ketë njëfarë rezultati, për shkak se njësi matëse e cilësisë së punës është marrë vendim apo eventualisht ndonjë aktvendim që i përket kësaj problematike.

Theksoi se janë ngritur procedura për pastrim parash dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, sipas hulumtimeve të tyre në vitet e kaluara, përfundojnë me aktvendime – dënim me kusht, ndërsa dallojnë bazat e të dhënave në institucionet kompetente.