Antikorrupsioni, dy hetime për kreun e VMRO-së

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski në gjurmët e Komisionit kundër korrupsionit i cili ka hapur dy procedura ndaj tij. Njëra është për koncesionin e tokës shtetërore prej 33 mijë metrave katrorë, ndërtim të hidrocentraleve dhe koncesion për shfrytëzim të ujit që e ka marrë kompania “Energotek SHPK Shkup, që është në pronësi të Mickoskit, por edhe të një ish zyrtarit të lartë të Ministrisë së transportit dhe lidhjeve.

Marketing

Anti- korrupsioni do të hetojë nëse ka pasur shkelje të ligjit kur njëkohësisht Mickoski ka qenë drejtor në ELEM dhe këshilltar i ish kryeministrit Gruevski për energjetikë. Hetimet zhvillohen në bazë të informacionit të arritur nga zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
Indiciet kanë të bëjnë me atë se në periudhën e ndarjes së koncesioneve dhe parcelave ata janë si pronarë të komapnisë. Njëkohësisht Hristijan Mickoski ka qenë këshilltar i kryeministrit të atëhershëm Gruevskit dhe drejtor në ELEM”-tha Sofka Dojçinovska- anëtare e KSHPK.

Komisioni antikorrupsion vendosi se do kërkojë nga ELEM-i që të rishqyrtohet punësimi i djalit të Tahir Hanit, zëvendës-sekretar i përgjithshëm në Qeveri. Sipas Antikorrupsionit, në këtë rast ka indikacione serioze të nepotizmit.
Personi përgjegjës nga ELEM-i të shqyrtojë nevojën e angazhimit të personit përmes agjencisë për punësim të përkohshëm meqë personi e ka angazhuar në vendin e sistematizuar të punës, për të cilin duhet të zbatohet procedura e plotë për punësim”-pohoi Biljana Ivanovska, kryetar i KSHPK.

Nga procedurat e hapura paraprakisht për familjarët e punësuar të funksionarëve, ambasadorëve, gjykatësve, u përmendën vajza e gjykatëses Elena Gosheva-Bojana Gosheva e punësuar në AKE, Lubenço Janushev-babai i Igor Janushev nga VMRO-DPMNE-ja, Jelica Milloshovski dhe Stanko Korunovski të cilët janë të punësuar në NP Ujësjellësi, gjegjësisht Regjistrin Qendror, kushërinj të Antonio Milloshoskit.

Këto punësime dhe disa tjera, kanë qenë para dhjetëra viteve dhe anti- korrupsioni i mbylli si të pabaza për hetim të mëtejshëm edhe pse është konstatuar dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Por, anëtarët e komisionit anti-korrupsion thonë se ato janë raste të vjetruara. Për funksionarët aktual ku ishte konstatuar nepotizëm, Ivanovska thotë se po kërkohet përgjegjësi nga ata që i kanë pranuar në punë, gjegjësisht drejtorët e kompanive shtetërore.

Ne kërkuam përgjegjësi nga personat përgjegjës. Ai që ka lejuar të ketë ndikim, ai që ka nënshkruar, ai është personi përgjegjës. Juve mundet t’ju thotë kushdo dhe të ndikojë, por vendimi juaj është nëse do e pranoni atë ndikim ose jo. Shkeljen e ka bërë ai që ka lejuar të ketë ndikim, e ai është personi zyrtarë”-theksoi Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK.
Përveç për nepotizëm, Komisioni anti-korrupsion i shqyrtoi edhe parashtresat e VMRO-DPMNE-së për keqpërdorim të pronës shtetërore nga ana e kandidatit të mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, Stevo Pendarovski.

Parashtresat ishin për përdorimin e automjeteve zyrtare, hapësira afariste, por edhe aktivitete ndërtimore në infrastrukturën rrugore gjatë fushatës zgjedhore. Hetimi i Komisionit nuk tregoi shkeljen e asnjë ligji.

Marketing