Antikorrupsioni heton plazhet e Ohrit dhe Strugës

Antikorrupsioni do të kontrollojë nëse plazhet e Strugës dhe Ohrit punojnë ilegalisht. Kërkojnë nga pushtetit lokal të tregojnë çfarë po ndodhë me plazhet dhe nëse ata që për momentin përfitojnë kanë kontrata koncesioni. Të dy komunat, sipas informacioneve të Alsat kanë afat prej 15 ditëve ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm. Shkresë zyrtare për këtë u është dërguar dje nga Anti- korrupsioni.

Marketing

Do të shihet nëse menaxhimi është ilegal dhe nëse inspektorët kanë vepruar deri më tani”-thonë nga Komisioni kundër korrupsionit.

Për shkak të festës nuk arritëm të marrim qëndrim nga dy komunat dhe Ministria e Transportit. Ndryshe, për pjesën më të madhe të plazheve në bregun e Ohrit dhe Strugës, kontratat e koncesionit kanë skaduar që moti. Një pjesë e koncesionerëve në Strugë janë shprehur se vitin e kaluar kanë arritur marrëveshje me gojë me komunën për shfrytëzimin e plazheve në pesë vitet e ardhshme, me shpresë që do të arrihet edhe marrëveshje me shkrim.

Nga anti- korrupsioni nuk tregojnë çfarë masa do të merren nëse zbulohen parregullsi. Fillimisht, këmbëngulin që ta marrin dokumentacionin e plotë që e kanë kërkuar. Ndryshe, nuk ka asgjë nga paralajmërimet e Qeverisë se do t’ua marrë kompetencat komunave për dhënien e plazheve me koncesion.

Marketing