Antikorrupsioni: Mblidhen informacione për rastin me Todor Angjushevin

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme ka informuar se ka lëndë dhe se mblidhen informacionet për rastin me Todor Angjushevin, vëllai i zëvendëskryeministrit Koço Angjushev për ndërtimin e hidrocentrale në tokë shtetërore.

Marketing

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska ka deklaruar se ka lëndë dhe se punohet në të. më shumë informacione ka paralajmëruar kur do të vjen fundi i rastit.

Nga ana tjetër, anëtari i KSHPK-së Nuri Bajrami ka thënë se mblidhen informacione për lëndën që është ngritur me kallëzim nga VMRO-DPMNE, ndërsa kallëzimi i dytë është në bazë të konfliktit të interesave.

“Tani po punohet dhe nuk mund të japim detaje”, ka thënë Bajrami.

Marketing