Antikorrupsioni me apel drejtuar funksionarëve: Respektojeni ligjin

Në periudhën e sjelljes së vendimit për shpallje të zgjedhjeve presidenciale nuk guxon të fillohet çfarëdo lloj ndërtimi me mjete të buxhetit ose të fondeve publike ose me mjete të ndërmarrjeve publike dhe persona tjerë juridik që disponojnë me kapital shtetëror nuk mund të bëjnë pagesa të pagave, pensioneve, ndihmës sociale ose pagesa tjera dhe kompensime materiale nga mjetet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike që nuk janë pagesa të rregullta mujore, ndërsa nuk mund të fillojë as procedura për punësim të personave të rinj ose procedura për ndërprerje të marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike, informon Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

Marketing

Nga Komisioni sqarojnë se nuk mund të fillojë ndërtimi me mjete të buxhetit ose nga fondet publike ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose persona tjerë juridik që disponojnë me kapital shtetëror të objekteve të reja në infrastrukturë si rrugë, ujësjellës, kanalizim, kënde sportive, linja të energjisë dhe objekte tjera ose objekte për veprimtari shoqërore shkolla, kopshte dhe objekte tjera, përveç nëse për atë qëllim paraprakisht sigurohen mjete nga buxheti, përkatësisht bëhet fjalë për realizimin e programit të sjellur në bazë të ligjit për vitin rrjedhës. Nuk mund të bëhen pagesa të pagave, pensioneve, ndihmës sociale ose pagesa tjera dhe kompensime të materialeve nga mjetet buxhetore ose nga mjete të fondeve publike që nuk janë pagesa të rregullta mujore, përkatësisht të gjitha transferet njëvjeçare dhe pagesat ose transfere të njëhershme nga mjetet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike pa u tjetërsuar kapitali shtetëror pa u nënshkruar marrëveshje kolektive, ndërsa nuk mund të fillohet procedurë për punësim të personave të rinj ose procedurë për ndërprerje të marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike. Procedurat e filluara duhet të lihen në gatishmëri, përveç në raste të punëve urgjente dhe të pa anuluara.

Në periudhën prej 20 ditësh para fillimit të fushatës zgjedhore, deri në përfundimin e zgjedhjes së presidentit dhe deri në përfundimin e zgjedhjeve për zgjedhje të kryetarit të komunës, nuk mund të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose lëshimit në përdorim të objekteve me mjete nga Buxheti ose nga fondet publike, ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose persona tjerë juridik që disponojnë me kapital shtetëror, në infrastrukturë si rrugë, ujësjellës, kanalizim, linja të energjisë, kënde sportive dhe objekte tjera ose objekte për veprimtari shoqërore, shkolla, kopshte dhe objekte tjera. Nën ndalesë të mbajtjes së ngjarjeve publike, thonë nga KSHPK, nuk nënkuptohet dhënie e veçantë e deklaratës publike të bartësve të funksionit publik ose kandidat për bartës të funksionit publik në tubime, intervistë për mediumet, debat në mediume ose përgjigje e pyetjes së gazetarëve.

Për nevojat e fushatës zgjedhore, ndalohet shfrytëzimi i hapësirës së zyrave, pajisjes së zyrave dhe automjeteve zyrtare të organeve shtetërore, me përjashtim të personave për të cilët zbatohen dispozitat e veçanta për mbrojtje të personalitetit. Ndalohet edhe kryerja dhe përpjekja për kryerje të presionit dhe frikësim të votuesve ose anëtarëve të familjeve të tyre ose personave të tyre të afërt.

“Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit do ta ndjekë tërë procesin zgjedhor edhe në raste të bazave të dyshimit se shkelet ligji do të ndërmarrë masa për konfirmim të dyshimeve të tilla, do t’i njoftojë organet kompetente dhe do të kërkojë ndërmarrje të aktiviteteve në suaza të veprimit të tyre kompetent. Mosrespektimi i ndalesave të konfirmuara në nenet 34 dhe 35 të Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe ndeshjes së interesave edhe në nenet 8-të dhe 8-b të Kodit zgjedhor, Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit do t’i llogarisë si përgjegjësi të personave përgjegjës në organet shtetërore dhe subjektet tjera, ndërsa në rast të shkeljeve të konstatuara dhe keqpërdorimeve do të ndërmarrë aktivitete adekuate dhe masa sipas ligjit”, thonë nga Komisioni Antikorruptues.

Në periudhën e ardhshme të zbatimit të aktiviteteve me zgjedhjet presidenciale, si dhe zgjedhjet e caktuara të parakohshme për kryetar të komunës së Ohrit, kryetar të komunës Novo Sello dhe kryetar të komunës së Dibrës, KSHPK sipas dispozitave të Ligjit të ri për parandalim të korrupsionit dhe ndeshjes së interesave nuk ka bazë ligjore të japë mendim për kërkesat e dorëzuara për mendime të lidhura me mënyrën e veprimit të ministrive, njësive të vetëqeverisjes lokale, fondeve, agjencive, drejtorive, ndërmarrjeve publike, trupave rregullator, shoqatave tregtare të themeluara nga shteti dhe institucione tjera të themeluara nga shteti gjatë procesit zgjedhor. Në seancën e parë Komisioni ka apeluar që funksionarët, në nivel shtetëror ose lokal, të mos kërkojnë mendim për atë nëse mund ta bëjnë një aktivitet të caktuar apo jo. Nga Komisioni Antikorruptues thonë se nuk janë kompetent të japin mendim të tillë, ndërsa Ligji për ndalim të korrupsionit është mjaft i qartë, dhe duhet të zbatohet deri në fund. (koha.mk)

Marketing