Joserioze dhe hipokrizi është kërkesa e kryetarit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime Ilija Dimovski që Kuvendi të fillojë procedurë për emërimin e anëtarëve të Komisionit Anti-korrupsion.

Edhe sikur të fillojë procedura, teknikisht nuk ka kushte për emërimin e shpejtë të tyre, thotë kryetarja e Transparencë Internacional, Sllagjana Taseva. Sipas ligjit, edhe sikur të shpallet konkursi për anëtarë të rinj, ai zgjatë 15 ditë, ndërsa mënyra e këtillë e emërimit do të jetë jotransparente, thotë Taseva. Për të kërkesa e Dimovskit është e vonuar, pasi që në muajin mars pritet Kuvendi të emërojë anëtarë të rinj për këtë komision të bllokuar.

Është e domosdoshme të bëhet diçka për të pasur mekanizëm kontrolli për punën e institucioneve, financimin e politikës në periudhën e ardhshme nëse mbahen zgjedhje.

Si do bëhet ky mekanizëm, a do përbëhet ai nga trupat të cilat sipas ligjit kanë kompetenca si Revizioni Shtetëror, KSHZ, Prokuroria Publike, duhet të koordinohen dhe të bëjnë mekanizëm efikas për kontroll dhe të ndiqet gjatë mbajtjes së zgjedhjeve të radhës. Dyshoj se çfarëdo lloj zgjedhje e tanishme e anëtarëve të komisionit do jetë transparente dhe e zhveshur nga politika”- tha Sllagjana Taseva, nga Transparencë Internacional.