Antikorrupsioni shqyrton raportet vjetore financiare

Raporti vjetor financiar për vitin 2018 dhe plani vjetor për furnizime publike për vitin 2019, janë në rend dite të mbledhjes së 17-të të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK).

Marketing

Antikorrupsioni, siç është paralajmëruar, në mbledhje, krahas debatit rreth lëndëve nga sfera për parandalim të korrupsionit dhe për konflikt të mundshëm të interesit, do të diskutojë edhe për vendimin për publikimin e të dhënave për fshehtësi zyrtare-të dhëna të besueshme.

Anëtarët e KSHPK-së do ta shqyrtojnë edhe raportimin për realizimin e strategjisë nacionale për luftë kundër mashtrimit për mbrojtje të interesave financiare të Bashkimit Evropian në vend 2019-2022.

Marketing