Anulohen aktivitetet e Ditës së Verës, shtyhet koncerti i Malumës

Konfirmimi i rasteve të para me koronavirus në Shqipëri bëri që qeveria të mbyllë për 2 javë shkollat, kopshtet dhe çerdhet. Gjithashtu janë anuluar edhe aktivitetet publike deri në datën 3 Prill.

Marketing

Kjo përfshin edhe të gjitha aktivitetet festive të parashikuara me rastin e Ditës së Verës në Elbasan dhe në Tiranë.

“Për të evituar grumbullimet dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, festimet do të pezullohen, por elbasanasit do ta festojnë festën e tyre tradicionale pranë familjeve.

Në kuadër të masave të mëtejshme mbrojtëse, Bashkia e Elbasanit bën me dije se nga nesër nis dezinfektimi i të gjitha ambienteve të institucioneve arsimore, në mënyrë që ato të jenë të gatshme për rifillimin e procesit arsimor”, njoftoi bashkia e Elbasanit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj lajmëroi gjithashtu anulimin e të gjitha grumbullimeve masive, kulturore, sportive, tubime, koncerte, aktivitete, dëgjesa publike deri në datën 3 prill. Kjo përfshin gjithë aktivitetet e Ditës së Verës, koncertin e këngëtarit Maluma, i cili do të zhvillohet në muajin Qershor, dhe aktivitetet e 100 vjetorit të Tiranës Kryeqytet.

Marketing