Anulohet debati për regjistrimin e popullsisë

Shtyhet përsëri debati për propozim ligjin e regjistrimit të popullsisë në komisionin për çështje evropiane. Pasi u miratua rendi i ditës ku regjistrimi ishte e vetmja pikë, kryetari i komisionit Artan Grubi shtyu seancën në afat të pacaktuar me arsyetimin se nevojiten konsultime shtesë.

Marketing

Paraprakisht deputeti i VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev në fillim të mbledhjes së komisionit për çështje evropiane kërkoi tërheqjen e ligjit për regjistrimin e popullsisë nga rendi i ditës. Ai tha se materialet të cilat ua ka dorëzuar Qeveria nuk korrespondojnë me kriteret e EUROSTAT dhe organizmave ndërkombëtar.

“Ky propozim ligj nga pushteti i Zoran Zaevit dhe Entit të tij për statistikë duhet të tërhiqet. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë masovikisht, masovikisht, masovikisht të pakënaqur nga ky propozim ligj”, tha Gjorçev. Ai tha se ligji i propozuar nga Qeveria nuk përmbush kriteret evropiane.

Marketing