Anulohet gjykimi për rastin “Talir”, mungon dëshmitari

Seanca e sotme për rastin “Talir”, respektivisht për financimin e VMRO-DPMNE-së është anuluar për shkak se një nga dëgjuesit dëshmitarë ishte në pushim mjekësor. Në seancë madje nuk u paraqit as edhe përfaqësuesi i partisë.

Marketing

Nga burgu i Shutkës ishte dërguar madje edhe ish ministri Mile Janakieski, i cili për disa ditë me radhë po mbanë greva me uri, për shkak të paraburgimit të caktuar.
Ky rast assesi të fillojë, sepse vazhdimisht po shtyhet, dhe të akuzuarit ende nuk kanë mundur të shprehen.
Seanca e ardhshme është caktuar për më 12 shtator.

Lënda “Talir” ka të bëjë me financimin jolegal të partisë VMRO-DPMNE për të cilën të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski dhe Mile Janakieski, të cilët ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe larje të parave, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për larje parash. Për të njëjtën vepër, si subjekt juridik është akuzuar dhe partia e VMRO-DPMNE-së.

Marketing