Anulohet lufta mes Khabib dhe Ferguson

Sfida mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson nuk do të zhvillohet.
Lufta e UFC 249 mes rusit Khabib Nurmagomedov kundër Tony Ferguson, e paraparë të zhvillohet më 18 prill, është anuluar.

Marketing

Është vetë Khabib që në llogarinë e tij në Instagram që ka konfirmuar anulimin e kësaj lufte.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Agjencia Federale e Transportit Ajror në Rusi deklaroi se do t’i ofrohej një aeroplan privat Khabibit për të udhëtuar drejt ShBA për këtë sfidë.

Khabib ka vendosur të respektojë karantinën si të gjithë sportistët në mbarë botën.