Anulohet mbledhja e komisionit për pajtim

Thellohen përçarjet brenda trupit koordinues për pajtim dhe integrim në Kuvend. Për shkak të zhvillimeve të fundit, respektivisht arrestimin e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, mbledhja e caktuar për ditën e premte është anuluar. Bashkëkryesuesja e trupit për pajtim, deputetja Emilija Aleksandrova zgjodhi të heshtë për zhvillimet e fundit dhe procesin e pajtimit i cili sipas tyre është në kërcënim serioz.

Marketing

Nga ana tjetër, kryesuesja nga radhët e pushtetit, Frosina Remenski hedh poshtë çdo informacion se procesi është në kërcënim duke shtuar se pajtimi nuk mund të varet nga një individ, duke aluduar në Sasho Mijallkovin. Remenski shton se ky trup parlamentar akoma nuk ka biseduar për modelin e pajtimit dhe se procesi nuk varet vetëm nga Kuvendi.

Përçarjet brenda trupit për pajtim sipas partisë së Hristijan Mickoskit, do t’i ndryshojë mendjen deputetëve dhe numri i atyre që votuan për ndryshimet kushtetuese do të zvogëlohet.
Unë shpresoj se të gjithë ish deputetët e VMRO-së do të tejkalojnë interesat personale dhe do t’i shpjegojnë arsyet pse vepruan në kundërshtim me qëndrimin e partisë dhe ky numër jo që do të rritet por edhe do të zvogëlohet”- thekson Silvana Angeleska nga VMRO-DPMNE.

Shumica parlamentare është optimiste se procesi do të ecë dhe nuk do të rrezikohen ndryshimet kushtetuese.

Ka paralajmërimi se dega pro Evropiane në VMRO-DPMNE do të tejkalojë nga vetja dhe numri prej 8 deputetëve do të rritet. Kjo është mirë edhe për ata, edhe për partinë por edhe për proceset e Maqedonisë”- tha Betian Kitev, deputet i LSDM-së.
Ndonëse dy subjekte nga tabori politik maqedonas mohojnë modalitetet për falje dhe pajtim, Alsat ditë më parë publikoi detaje nga draft-ligji për pajtim dhe integrim. Deputeti i BDI-së, Artan Grubi jep detaje se çfarë mund të përfshijë Ligji për pajtim dhe integrim.

Në Kuvend më 27 prill kanë hyrë ndoshta 3 mijë njerëz, pse nuk janë të dënuar dhe akuzuar të gjithë? Aty janë të akuzuar vetëm 33 prej të cilëve 3,4,10 apo të gjithë kanë marr pjesë në dhunë, ose janë organizator apo kanë pranuar fajin. Ato nuk përfshihen në procesin e pajtimit”- deklaroi Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Arrestimi i Mijallkov, i cili dyshohet të ketë bindur 8 deputetët e VMRO-DPMNE-së të votojnë për nismën e ndryshimeve kushtetuese, vuri në pyetje procesin i cili aktualisht është duke u zhvilluar në Kuvend. Këtë e konfirmuan vetë deputetët e përjashtuar nga partia opozitare të cilët në momentin kur është arrestuar Mijallkov, ishin në takim me të në hotel Merriot në Shkup. Sipas tyre, takimi ka qenë konsultativ.

Marketing