Anulohet pranim-dorëzimi i vaksinave nga Serbia

Për shkak të dokumentacionit plotësues teknik anulohet pranim-dorëzimi i vaksinave nga Serbia për Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftuan sonte vonë nga kabineti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, njofton korrespodenti i MIA-s nga Beogradi. Pranim-dorëzimi i vaksinave do të kryhet ditëve të ardhshme.

Marketing

Paraprakisht ishte arritur marrëveshje që pranim-dorëzimi i vaksinave nga Serbia të kryhej gjatë ditës së nesërme, nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit Zoran Zaev në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Marketing