Anulohet seanca në Shqipëri, shkak protesta

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi dje anulimin e seancës plenare të datës 21 shkurt 2019, pas lajmërimit të opozitës për zhvillimin e protestës para ambienteve të Kuvendit, bën të ditur ATSH.

Marketing

“Përgjegjësia ime si kryetar i Kuvendit nuk më lejon t’u jap mundësi keqbërësve për të sulmuar institucionet e shtetit dhe nxirë për herë të dytë imazhin e Shqipërisë”, tha Ruçi, ndërsa drejtoi thirrjen për maturi dhe bashkëpunim mes palëve politike.

Ruçi tha se ka vendosur anulimin e seancës duke pasur parasysh apelin e partnerëve ndërkombëtarë dhe informacionet e inteligjencës dhe Policisë së Shtetit për protestën e nesërme.

Mazhoranca, tha ai, “ka për detyrë të mbrojë stabilitetin e vendit dhe procesin e integrimit të Shqipërisë, qytetarin, turistin, investitorin e konsumatorët”.

“Ne i krijojmë opozitës hapësira kohore reflektimi dhe mundësi rikthimi në rrugën e duhur.

Nuk e gjykoj të udhës që nesër një pjesë e deputetëve të jenë brenda sallës dhe një pjesë tjetër përballë sallës së Kuvendit. Salla është e të gjithëve”, tha Ruçi.
solli në vëmendje zhvillimet gjatë protestës së dhunshme të opozitës në 16 shkurt.

Marketing