Anulohet seanca për rastin “Titanik”, vazhdon më 5 korrik

Gjykimi për parregullsitë zgjedhore për lëndën “Titanik”, të Prokurorisë Publike Speciale është anuluara për shkak të mungesës së Mile Janakieski dhe Kirli Bozhinovskit. Seanca për rastin “Titanik”, do të vazhdojë më 5 korrik.

Marketing

Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski gjenden në paraburgim, ndërsa rasti gjendet në procedurën e dëshmive dhe deri tani janë dhënë rreth 4 mijë deri në 5.900 prova materiale Prokurorisë Publike Speciale.

Lile Stefanovska është përfaqësues i aktakuzës ndërsa lëndën e udhëheq gjykatësi Osman Shabani.
Në lëndën “Titanik”, të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilja Dimovski, Gordana Jankullovska, Kiril Todorovski, Edmond Temelko, Munir Pepiq, Leko Ristoski, Dragçe Dragçeski, Katerina Velovska, Kosta Markovski, Stanko Korunovski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Lenka Rashjakovska dhe Dalibor Aleshkoviq.
Këto dyshohen për shoqatë kriminele, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe ryshfet gjatë zgjedhjeve.

Marketing