Anulohet seanca për rastin “TNT”, Gruevski shkon në Kuvend për ndryshimet kushtetuese

Gjykata ka anuluar seancën e sotme të rastit “TNT” për shkak se ish kryeministri Nikolla Gruvski ka shkuar në Kuvend për ndryshimet kushtetuese. Ai ka kërkuar që të jetë prezent në seancën e kuvendit dhe i ka kërkuar Gjykatës të shtyjë seancën e sotme.

Marketing

“Do dëshiroja të isha i lirë nga seanca e sotme në Gjykatë. Dëshiroj të jem pjesë e seancës së Kuvendit, ku ka pikë të rendit të ditës për ndryshimin e kushtetutës. Deri tani nuk e kam shfrytëzuar këtë mundësi”, ka deklaruar Gruevski”.
Seanca e ardhshme është caktuar për 25 tetor të këtij viti.