Anulohet takimi i së shtunës Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë

Takimi i paralajmëruar për të shtunën në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të mbahet.

Marketing

Planeve u dha fund Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë me publikimin e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha të enjten në Bruksel se për shkak të këtyre zhvillimeve do të kthehet në shtëpi për t’u përballur me situatën e krijuar.

“Unë në konsultim me ambasadorin (Richard) Grenell i kam propozuar që ta shtyjmë këtë takim për një ditë tjetër për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur ditën e djeshme”, tha ai.

Ambasadori Richard Grenell konfirmoi në një gjë të tilla në rrjetin twitter në të cilin shkroi se e kupton vendimin e kryeministrit Hoti dhe “po presim që të ripërcaktojmë takimin së shpejti”.Të mërkurën presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, që ishte rrugës për në Shtetet e Bashkuara anuloi pjesëmarrjen pas publikimit të njoftimit të prokurorisë.

Marketing