Takimi katërpalësh, respektivisht takimi i pestë për bashkëpunim ndërkufitar të ministrave të punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Shqipëri, Bullgari dhe organizatori Greqia, i caktuar për më 10 dhe 11 qershor në Selanik është anuluar, raportoi korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, plotësisht do të njoftojë afat të ri kohor për mbajtjen e takimit.