Anulohet zbatimi i dispozitës kalimtare të Ligjit për tregti në tregjet e gjelbra

Parlamenti sot në kuadër të seancës së 81-të i votoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Tregti në tregjet e gjelbra, me të cilat mundësohet afat plotësues për dispozitën kalimtare në të cilën parashihet zbatimi i autorizimeve publike për regjistrim në Regjistër, dhënien e legjitimacionit, dhënien e vendimit për regjistrimin e ndryshimit në Regjistër, si edhe dhënin e vendimeve për çregjistrimin e veprimtarisë.

Marketing

Për ligjin u votua dy herë, pasi hera e parë u shpall e pavlefshme për shkak të kuorumit të pamjaftueshëm. Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE-ja në opozitë numrin e pamjaftueshëm të deputetëve të pozitës e vlerësoi si angazhim deklarativ për t’u dalë në ndihmë tregtarëve të cilët ishin kundër ligjit dhe paralajmëroi mbështetjen e VMRO-DPMNE-së me çka do të mundësohet anulim i zbatimit.

Sipas Ejup Alimit të BDI-së, mundësia për zbatimin e ligjit është vështirësuar dhe se ka nevojë për debat më të gjerë me të cilin do të gjendet zgjidhje sipas nevojave të tregtarëve në tregjet e gjelbra.

“Është bërë padrejtësi e madhe ndaj tregtarëve të cilët merren me këtë veprimtari dhe duhet në mënyrë serioze të mendohemi nëse duhet ta lejojmë këtë anarki prej organizatorëve të tregjeve të gjelbra të kësaj kategorie më të varfër në shoqëri që në muaj t’u merret nga 100 -200 euro për një tezgë dhe ata të jenë të paralajmëruar në institucionet shtetërore dhe pas një periudhe të gjatë kohore në fund të mbeten edhe pa pension”, tha Alimi.

Në një replikë Dime Vellkovski i LSDM-së, tha se po ju dilet në ndihmë tregtarëve dhe se do të sillet vendim ligjor me të cilin do të jenë të kënaqur të gjitha palët e involvuara.

“Deri më 1 janar 2020 e morëm përsipër të gjithë, shpresoj edhe ju se së bashku do të sjellim vendim me të cilin të gjitha palët në këtë rast – organizatorët e tregjeve, tregtarët, blerësit, prodhuesit, por para së gjithash konsumatorët të jenë të kënaqur. Ky vendim ligjor vlerësojmë se nuk e bëri atë”, tha Vellkovski.

Deputetët e sollën edhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë, me të cilin mundësohet që drejtori i Agjencisë të ketë zëvendës.

Marketing