Anxhela Peristeri përfundon me sukses performancën në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovision 2021

Ka përfunduar prezantimin e saj përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision2021, Anxhela Peristeri.

Ajo interpretoi live këngën e saj “Karma”, në gjuhën shqipe.

Me një zë të ngrohtë dhe interpretim korrekt, Anxhela i bëri mjaft krenarë shqiptarët me paraqitjen e saj.

Marketing

Këngëtarja shqiptare këndoi e 11-ta me radhë, e që njëherësh numri garues shënon edhe kodin me të cilin shqiptarët mund ta votojnë atë që të kualifikohet në natën finale.

Të drejtë vote kanë shqiptarët nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse të natës së sotme, përfshirë edhe gjashtë shtetet në fuqi që futen automatikisht në finale si: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Holanda (si fituese e Eurovisionit të kaluar).

Votimi hapet në fund të performancave të secilit shtet dhe zgjat vetëm 15 minuta. Kalkulimi në fund të mbrëmjes do të bëhet me 50 për qind nga votat e publikut dhe 50 për qind nga votat e jurisë profesionale të secilit shtet.

Marketing