Anxhela Peristeri rrëfen eksperiencën e saj me Kovid-19

Anxhela Peristeri ka treguar eksperiencën e saj me Covid-19.

Anxhela Perisetri është një nga personazhet publike që është përballur me Covid-19, ajo ka zbuluar së fundmi se ka rezultuar pozitive me Covid-19 ndërsa është detyruar që izolimin ta kalojë në një hotel në Selanik.

E ftuar në emisionin “ABC e Pasdites”, ajo ka treguar se ka mësuar se është infektuar gjatë kontrollit në një aeroport në Greqi.

Marketing

https://www.instagram.com/p/CGIbcGsDCxh/?utm_source=ig_embed

“Po e them tek ty. U nisa për në Greqi dhe në aeroport  të bëjnë një test ku brenda 24 orëve merr përgjigje.  Pavarësisht se unë kisha bërë test edhe para se të nisesha dhe rezultova negative. Ata ma shpjeguan se virulenca ndonjëherë është e vogël dhe nuk del në tampon. Duke qenë se isha në Selanik në protokollin e qeverisë greke duhet të karantinohesha 14 ditë në një dhomë në një hotel covid.  Izolimi ishte i rreptë, nuk lejohej që të dilje as në korridor, jashtë fare, por kushtet ishin shumë të mira”, ka treguar Anxhela.

Ndërsa kur u pyet nga moderatori nëse ditët e fundit të izolimit ishin më të lehta apo të vështira, ajo tha se për të ishin më të tmerrshmet.

Anxhela u shpreh se disa miq të saj i qëndruan pranë gjatë atyre ditëve duke e ndihmuar me ushqime e gjithçka tjetër.

Kurse edhe shumë fytyra publike shqiptare si Anxhela janë infektuar me Covid-19 dhe kanë arritur të fitojnë betejën me të.

Marketing