Apasiev kundër federalizimit nga shqiptarët,Sela kundër kryeministrit shqiptar?!

Sado të duken të ndara ,sërish partitë maqedonase kanë vijën e kuqe dhe bashkohen rreth kauzës së tyre ,gjë që nuk e kanë partitë shqiptare që për ca funksione dytësore presin rradhë kush do hyjë në qeveri, qoftë edhe si humbës shkruan Tetovasot

Marketing

Sela ,kreu i ASH së doli hapur kundër kryeministrit shqiptar me arsyen e vjedhjes së votave por edhe Apasiev ka të njëjtat arsye tek pala tjetër , megjithatë fton krerët e dy partive maqedonase në një front të përbashkët për të frenuar sipas tij federalizimin e vendit.
Partisë shqiptare të opozitës ,humbëse në këto zgjedhje nuk i intereson asgjë tjetër ,vetëm të mund të jetë pjesë e pushtetit dhe duke mos përkrahur kryeministrin shqiptar ,ata e ulin pazarin e partisë fituese BDI së.Ata duan që kryeministri shqiptar mos bëhet dhe e shprehin hapur ,që të mund ta atakojnë nesër BDI në .Vetë nuk e duan kryeministrin dhe përmes tij duan të përfitojnë politikisht dhe bëhen bashkë me partitë maqedone që nuk pranojnë një gjë të tillë.

Kjo u hap rrugë që njëra nga partitë maqedone me zemërgjerësi t’a pranojë në një koalicion të mundshëm ASH në si shpërblim të betejës së tyre që ekzekutivin ta drejtojë një shqiptar.
Por procesi pas zgjedhorë i nxorri sheshit qëllimet për pushtet të ASH së me një lider humbës të disa cikleve zgjedhore por që nuk shkulet dot nga kreu i partisë.Ai ,pra Sela duket se po e zhdukë vijën e kuqe të kuqe të interesave shqiptare ,duke treguar kontradiktat e tij politike ,qëndrimet e luhatura të tij,me zjarrin e fjalimeve “kombëtare” dhe më pas kundër kryeministrit shqiptar vetëm se këtë e kërkon BDI.

Apadiev,ashtu si Sela është humbës në zgjedhje duke bërë ankesa të shumta në Gjykatën Administrative,por sërish ai bëhet bashkë me Zaevin dhe Mickovskin për interesat e mëdha maqedone.Sela po ulë pazarin shqiptar fiks në momentinç të favorshëm shqiptarë ku si kurrë më parë kanë kaq deputetë dhe peshë politike.ASH të cilën Sela nuk do t’ia lëshojë askujt tjetër ,mund të përfitojë në zgjedhjet tjera nëse di të veprojë favorshëm për shqiptarët duke krijuar një unitet shqiptarë.Por ata duket se janë kategorik në këtë drejtim.Duan më shumë pushtetin se sa proceset shqiptare në një moment kthesash të mëdha.

Udhëheqësi i Të majtës, Dimitar Apasiev beson se ekzistojnë një duzinë skenarë të mundshëm për të arritur një shumicë parlamentare duke kërkuar kështu një unitet mes dy partive politike maqedonase LSDM dhe VMRO të bëhen bashkë për ta ndalur federalizimin e vendit.

Nëse kërkesat ekspansioniste vazhdojnë pas çdo zgjedhjeje në kampusin politik shqiptar, duhet të krijohet një platformë, e cila në katër pika do të thotë që këto janë linjat e kuqe, në mënyrë që të mos ketë stres për popullin maqedonas pas çdo zgjedhjeje, a do të federalizohet shteti ynë, a do të kantonizohet. Një demonstrim, siç e quaj unë – një demonstrim një vit deri në atë lokal dhe së bashku me ato lokale që të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare ku do të vërtetohet se në sistemin tonë kur të bëhet fjalë për shtetin dy partitë më të mëdha maqedonase mund të formojnë një koalicion në mënyrë që të parandalojnë federalizimin e shtetit ka deklaruar Apasiev.

Shqiptarët gjithësesi se nuk kërkojnë federalizimin por një kryeministër shqiptar por që ASH dhe Sela nuk duan as të dëgjojnë për këtë siç nuk duan të dëgjojnë as partitë maqedone.TetovaSot.

Marketing