Apeli do të vendosë për paraburgimin e Mijallkovit

Gjykata e Apelit sot do të vendosë për ankesën e avokatëve të ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov për masën e paraburgimit, e cila u përcaktua gjatë shpalljes së aktgjykimit në rastin “Titanik 2”. Gjyqtar i rastit është Tanja Mileva.

Marketing

Gjykata Penale me 8 mars me kërkesë të PSP-së vendosi masën e paraburgimit për Shasho Mijallkovin i cili u dënua me 3 vjet burg në rastin “Titanik 2”. Përveç Mijallkovit me 3 vjet e dy muaj u dënuan edhe kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, ndërsa denimi më i lartë u shqiptua për ish anëtarin e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, i cili u dënua me 4 vite e 6 muaj burg.

Të dënuarit ngarkohen për shpërdorim të detyrës zyrtare, sepse me kërkesë të Mijalkovit, Thaçi ka ndikuar në KSHZ që të anulohet dhe përsëritet votimi në një vendvotim në Strumicë ku ka fituar Zoran Zaevi, edhe pse nuk ka pasur bazë për një gjë të tillë.

Marketing