Prokuroria Publike:Reagimi i Ruskoskës, dëshpërim momental

Pas përplasjes me prokurores Villma Ruskoska dhe Gjykatës së Apelit, lidhur me heqjen e masës së paraburgimit dhe ndërrimin me arrest shtëpiak të Katica Janevës, me reagim del edhe Prokuroria Themelore Publike, ku thuhet se Prokuroria respekton vendimet gjyqësore dhe nuk përzihet në punën e pushtetit gjyqësorë. Reagimi i prokurorit publik kompetentë në lëndën konkrete duhet të kuptohet si shprehje e dëshpërimit të çastit.

Marketing

“Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut po ndjek reagimet pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ndërrimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak, për personin e akuzuar në rastin “Reketi”. Si organ i vetëm shtetëror për ndjekjen penale dhe që kujdeset për ligjshmërinë e ndjekjes penale, Prokuroria Publike thekson se respekton vendimet gjyqësore dhe nuk përzihet në punën e pushtetit gjyqësorë. Reagimi i prokurorit publik kompetentë në lëndën konkrete duhet të kuptohet si shprehje e dëshpërimit të çastit. Prokuroria Publike në kryerjen e funksionit e mbron ligjin dhe angazhohet për respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit, parimin e sundimit të së drejtës dhe në këtë drejtim Prokuroria do të vazhdoj bashkëpunimin me institucionet kompetente dhe organet gjyqësore”, thuhet në reagimin e Prokurorisë Publike.

Marketing