Apeli e shfuqizoi aktgjykimin për Gjoko Popovskin, rasti është rikthyer në gjykim

Shfuqizohet aktgjykimi i shkallës së parë për rastin “Treqind” në Prokurorinë Publike Speciale dhe rasti është kthyer në gjykim të sërishëm, konfirmuan për MIA-n nga Gjykata e Apelit. Vendimi, siç informojnë nga Apeli, është marrë javën e kaluar.

Marketing

Për këtë rast, në lidhje me furnizimin e automjeteve për nevojat e Ministrisë së Brendshme, ish ndihmësministri në Ministrinë e Brendshme, Gjoko Popovski, u dënua me nëntë vjet burg.

Popovski, siç shkruajnë disa nga mediat, u transferua nga burgu i Idrizovës në burgun hetimor “Shkup”, sepse gjykata e shkallës së dytë i ka përcaktuar masë arresti.

Aktgjykimi për burgun e Popovskit u mor në maj të këtij viti.

Marketing