Aplikacioni Clubhouse i disponueshëm në Android për të gjithë përdoruesit

Siç ishte premtuar Clubhouse ka mbërritur në Android për të gjithë përdoruesit në mbarë botën duke e hapur aplikacionin përballë më shumë përdoruesve potencialë.

Ende përdorimi i rrjetit social është ende me sistem ftesash. Përdoruesit mund të nisin një bisedë ku të ftojnë folës dhe dëgjues. Kur u lançua për herë të parë në Mars të 2020-ës, nuk po ndiente presionin që sot ka përballë gjigantëve si Facebook dhe Twitter.

Popullariteti i këtij aplikacioni mori një tjetër shtysë kur Elon Musk vendosi të fliste në këtë rrjet social. Disponueshmëria globale do ta ndihmojë, por Twitter Spaces ofrohet për këdo që ka mbi 600 ndjekës dhe është integruar në aplikacionin kryesor.

Marketing

Për më tepër Facebook po përgatit një opsion të ngjashëm për lançim këtë Verë. /PCWorld Albanian