Aplikacioni i njohur i privatësisë Signal teston me dërgimin e kriptomonedhave

Aplikacioni i njohur i komunikimit të enkriptuar Signal është duke testuar mundësinë për të dërguar kriptomonedha nga aplikacioni iPhone dhe Android.

Blhet fjalë për kriptomonedhën MOB dhe testimet kanë filluar në Britani ndërsa kompania nuk bën të ditur kur ka për të qenë e disponueshme për të gjithë.

MobileCoin është një kriptomonedhë open-source që përdor rrjetin e saj të pagesave. Në faqen e GitHub një portofol MobileCoin ofrohet që është i domosdoshëm për dërgimin e këtyre pagesave.

Marketing

Signal thotë se çdo transfertë e bërë përmes platformës është plotësisht private. Themeluesi i Signal shkoi aq larg sa të thoshte se kriptomonedha është më e sigurtë për të dërguar para sesa vetë Bitcoin.

Aplikacioni Signal shquhet për privatësinë dhe sigurinë dhe ofrimi i një mundësie për të transferuar para do ta bënte alternativë akoma më të mirë përballë rivalëve si Telegram. /PCWorld Albanian

Marketing