Aplikacioni i zhvilluar nga tre vajza Shqiptare fituese në Technovations Girls World Pitch

Aplikacioni Gjejza, i krijuar nga tre vajza të reja shqiptare për të luftuar dhunën mbi bazë gjinore u vlerësua gjatë 2019-ës me çmim të parë në Samitin “Technovations Girls World Pitch” në Silikon Vallej.

Marketing

“Gjejza do të thotë: gjej zërin dhe ne me këtë fjali të shkurtër kemi dashur të shprehim të gjithë misionin tonë. Ajo që duam ne është t’i japim grave që ndodhen në situata dhune një zë. Kështu ato mund të flasin kundër dhunës, të ngrihen dhe të kapërcejnë situatën në të cilën ndodhen”, shprehet Jonada.

Ky aplikacion është i thjeshtë në përdorim dhe në të mund të qasesh pa pasur nevojë për të krijuar një llogari. Interneti nuk është i domosdoshëm për të përdorur pjesën më të madhe të shërbimeve të aplikacionit.

Fitorja ishte e paparashikuar prej Deas, Jonadës dhe Arlës, për këtë arsye momenti i fitores u shoqërua nga emocione të forta.

Krijueset e këtij aplikacioni premtojnë vazhdimësi të kauzës për dhunën ndaj gruas nëpërmjet Gjejzas, të cilës pritet t’i shtohen edhe shërbime të reja në të ardhmen. /euronews

Marketing