Apostolakis: Synojmë që Greqia të jetë partner kryesor strategjik i Maqedonisë së Veriut

Synimi ynë është që vendi jonë të bëhet partner kryesor strategjik i Maqedonisë së Veriut, e gjithsesi edhe Maqedonia e Veriut është e disponuar që të bashkëpunojë me ne, thotë ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Evangelos Apostolakis në një intervistë për gazetën greke “Real news“, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

“Bindja ime është se thellimi i bashkëpunimit bilateral në mbrojtje dhe integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, do të kontribuojnë për përforcimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe në përforcimin e ndjenjës së stabilitetit në rajonin më të gjerë të Gadishullit Ballkanik, rajon i njohur për nga jostabiliteti i tij. Institucionalizimi i para pak kohësh i bashkëpunimit bilateral në mbrojtje me Maqedoninë e Veriut me nënshkrimin e marrëveshjes konkrete iu shërben interesave strategjike të Greqisë në rajon. Qëllimi ynë është që të kontribuojmë në transformimin sistematik të forcave të armatosura të vendit fqinj që të përmbushen standardet dhe kërkesat e nevojshme të Aleancës për ndërveprim dhe standardizim”, thotë Apostollakis në intervistë.

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë sqaron se sipas marrëveshjes së nënshkruar me kolegen e tij nga Maqedonia e Veriut, më 2 prill në Shkup, ekziston gatishmëri për bashkëpunim për trajnime, ushtrime, siguri kibernetike, arsim akademik dhe policinë ajrore “me qëllim që ta avancojmë mbrojtjen bilaterale, por edhe që të fillojë integrimi i papenguar i Maqedonisë së Veriut në NATO”.

“Synimi ynë është që vendi jonë të bëhet partneri kryesor strategjik i Maqedonisë së Veriut. Gjithsesi edhe Maqedonia e Veriut është e disponuar që të bashkëpunojë me ne, diçka që përsëri ishte theksuar nga kryeministri dhe ministrja e Mbrojtjes në vend më 2 prill, ndërsa fortë besoj se Greqia tashmë luan rol udhëheqës në Ballkan në nivel të mbrojtjes, gjithmonë nën bazë të bashkëpunimit dhe bashkëjetesës së qetë me shtetet e tjera, sqaron ministri grek i Mbrojtjes në intervistën për ” Real news“.

Marketing