Apple prezanton iPhone 12, ndryshimet që sjellin “smartphone”-ët e rinj

“Apple” ka prezantuar linjën e re të “smartphone”-ve iPhone 12 me disa lloje madhësish me dizajnesh të rinj.

Marketing

iPhone-ët e rinj shënojnë disa nga ndryshimet më të mëdha në telefonët inteligjentë të Apple që nga iPhone X në 2017.

Katër pajisjet e reja marrin detaje të dizajnit nga iPhone 4 dhe 5 nga 2013, me anë metali katrorë dhe faqe më të sheshta. Të gjithë iPhone-ët e rinj kanë gjithashtu procesorin më të fundit të Apple A14 Bionic. Ata gjithashtu kanë sistemin e njohjes së Apple Face ID për zhbllokimin e telefonave inteligjentë dhe do të punojnë me rrjetin  5G për herë të parë.

Asnjë prej iPhone-ve të rinj nuk do të ketë në kuti kufje ose një përshtatës të rrymës, si një mënyrë për të zvogëluar gjurmën e karbonit, por do të përmbajë një kabllo USB-C dhe do të mbështesë karikimin më të shpejtë me “ëireless”.

iPhone-ët e rinj kanë gjithashtu sistemin e ri të Apple, MagSafe, i cili në mënyrë magnetike i bashkangjit aksesorët në pjesën e pasme të telefonit.

Modeli bazë quhet thjesht iPhone 12 dhe është një zëvendësim i drejtpërdrejtë i telefonit më të njohur të Apple nga viti i kaluar, iPhone 11. Ai ka një ekran të ri dhe të përmirësuar 6.1 inç me teknologjinë OLED që zëvendëson teknologjinë LCD të përdorur në paraardhësin e tij.

IPhone 12 ka një sistem të ri 12-megapiksel me kamerë të dyfishtë në pjesën e pasme me lente normale dhe ultraëide dhe kamerën selfie. Trupi i telefonit është prej alumini si paraardhësi i tij, ndërsa pjesa e pasme është prej qelqi. Telefoni është 11% më i hollë se modeli i mëparshëm dhe ka teknologjinë e re të xhamit në ekran Ceramic Shield, e cila është 4 herë më e fortë se teknologjia paraardhëse.

iPhone 12 do të kushtojë 799 dollarë në SHBA dhe do të jetë në dispozicion nga 23 Tetori.

Më i vogli nga telefonat inteligjentë të rinj Apple është iPhone 12 Mini i ri, i cili ka një ekran 5.4 inç, duke e bërë telefonin pak më të vogël se iPhone aktual SE por me një ekran më të madh që mbush pjesën e përparme të pajisjes. Ka të njëjtën kamera të dyfishtë në pjesën e pasme dhe modelin e trupit të aluminit si iPhone 12, duke përfshirë xhamin Ceramic Shield.

iPhone 12 Mini do të kushtojë 699 dollarë në SHBA dhe do të jetë në dyqane në 13 nëntor.

Apple ka prezantuar edhe dy modele me performancë më të lartë, iPhone 12 Pro dhe Pro Max.

iPhone 12 Pro ka një ekran të ngjashëm 6.1 inç OLED me iPhone 12 – më i madh se ekrani 5.8 in i iPhone 11 Pro nga 2019.

iPhone 12 Pro Max, i cili ka një ekran OLED 6.7 inç, 0,2 inç më i madh se iPhone 11 Pro Max i mëparshëm.

Të dy modelet e iPhone 12 Pro kanë përmirësuar sistemet e kamerës së trefishtë në pjesën e pasme me lente telefoto ultra të hapura.

Trupi i iPhone-ve tyre do të jetë prej çeliku inoks dhe me xhamin Ceramic Shield në pjesën e përparme. Ata gjithashtu kanë një vlerësim të rezistencës ndaj ujit IP68 për thellësi prej 6 metrash për 30 minuta.

iPhone 12 Pro do të kushtojë 999 dollarë në SHBA dhe do të jetë në dispozicion nga 23 Tetori. IPhone 12 Pro Max do të kushtojë 1,099 dollarë në SHBA por nuk do të jetë i disponueshëm deri më 13 nëntor.

Marketing